JOQ Albania
Home

Ja pse të lindurit në muajin shkurt janë të veçantë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/01/2019 1:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas një studimi shtatë vjeçar me 21,000 fëmijë, foshnjat e dimrit rezultojnë të jenë dukshëm më të gjata në krahasim me bebet e lindura në muajt e 3 stinëve të tjera.

Studimet tregojnë se të lindurit në muajt e ftohtë janë më pak nervozë dhe më pak të prirur për ndryshimet e humorit në krahasim me të lindurit e verës. Ata kanë më pak gjasa të vuajnë nga problemet neurologjike, por janë të prirur më shumë nga çrregullimet e gjumit.

Mundësia për të lindur shtatanikë është më e larta. Në fakt, studiuesit gjetën një rritje prej 10% në lindjet e parakohshme në janar dhe shkurt.

Njerëzit që kanë lindur në shkurt, thuhet se zgjedhin me zemër dhe jo me mendje. Në krahasim me fëmijët e dhjetorit që janë shumë ambiciozë dhe me këmbë në tokë, fëmijët e shkurtit, janë lindur për të qenë të lirë.

Sipas TIME, janari dhe shkurti janë muajt e duhur për të lindur fëmijë nëse doni që ky i fundit të jetë i famshëm, pasi këto ato muaj ndërlidhen me kreativitetin dhe zgjidhjen imagjinative të problemeve.

Guri natyral është ametisti. Leonardo da Vinçi besonte se ky gur i purpur zgjon inteligjencën dhe të shpëton nga mendimet e errëta. Është gjithashtu i lidhur me paqen, stabilitetin, guximin dhe forcën.