JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ “E helmuan në vaktin e drekës”, dëshmia tronditëse për shqiptarin që u gjet i vdekur në burgun grek
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28/01/2019 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bardhyl Tusha është 33-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme në burgun famëkeq të Koridhalosit, Greqi.

Ai ishte burgosur me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Mediat greke raportuan se sipas dyshimeve të para, mendohej se i riu kishte gjetur vdekjen si pasojë e përdorimit të dozave të mëdha të drogës. Në trup nuk iu konstatuan shenja dhune.

Familjarët e të riut shqiptar që gjeti vdekjen në mënyrë misterioze, kanë shkruar ekskluzivisht për JOQ Albania duke deklaruar se të vëllanë e kanë helmuar në burg dhe se shoku i tij i qelisë ka thënë se ishte i gjallë dhe vdiq në spital.

Trupi i tij është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore dhe në vazhdim do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.

PJESË NGA INTERVISTA ME VËLLANË E VIKTIMËS

Shqiptari qe u gjet i vdekur ne qeli quhet Bardhyl Tusha 33 vjeç dhe nuk u gjet i vdekur sikur thone mediat greke por vdiq ne spital. E kane helmuar ne vaktin e drekes  vet shteti grek. Tani ata mund te thone cte duan po kjo eshte e verteta. Nga mbidoza thone u gjet i vdekur, nderkohe qe shoku i qelise thote qe e çuan gjalle ne spital."

Për çfarë ishte dënuar?

Nuk eshte denuar per droge. Ai esht kap dhe denuar per armbajtje pa leje. 1 vit e tre muaj kishte brenda."

Cila është kërkesa juaj për shtetin grek?

Te mbaj pergjegjesi se e dine vet ata pse e kane vrare."

Pse mendoni se e kanë vrarë?

Gjithcka ka lidhje me avokatin grek qe vraven ata vet. Se qe shok me vellane tim. Ai greku qe vrau avokatin grek."/ JOQ ALBANIA