JOQ Albania
Home

U rrëzua dhe theu këmbën/ I rrezikohet jeta nëse nuk merr ilaçet, gruaja kërkon ndihmë për bashkëshortin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/01/2019 11:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare kanë probleme të shumta ekonomike. Situata më e vështirë është për ata që kanë edhe probleme shëndetësore, të cilët nuk mund të kurohen, për shkak se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Një rast i tillë ka ardhur edhe në redaksinë e JOQ Albania. Një grua kërkon ndihmë për bashkëshortin e saj. Duke qenë se vuan nga tensioni, një ditë ishte rrëzuar dhe kishte thyer këmbën. Dëmtimi ishte i madh, pasi kishte ndërë në mes kockën e këmbës.

Gruaja ka marrë dhe recetën e ilaçeve, por nuk ka mundësi që t’i blejë. Ndërkohë doktoresha i ka thënë se nëse bashkëshorti i saj nuk merr ilaçet i rrezikohet jeta, pasi mund t’i bie trompozë. Ajo i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, me shpresën se dikush do ta ndihmojë, për të blerë ilaçet.

Mesazhi i dërguar për JOQ Albania:

Pershendetje joq jam nje familje ne nevoj skam asnje te ardhur kam nje problem shum te madh kam burrin shum semur nga tencjoni i lart qe kishte ra u rrexua ka thyer kemben ju ka ndar kocka e kembes pergjys me kan dhen receten e ilaceve por skam mundesi tja mar doktoresha i tha i rrezikoet jeta se mund ti bie trompoz pos ja morem ilacet ju lutem shum me ndimoni tja mar ilacet e burrit ju lutem joq mund ta publikoni ndoshta ka njerez te mir e me ndimojn tja mar ilacet burrit