JOQ Albania
Home

Kishte një vit “i lidhur” me buburrecin Lisa, japonezi e ha pasi ngordhi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/01/2019 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shinohara Yuta është një entomophagist japonez, i cili pretendon se ka qenë i lidhur me një buburrec për një vit. Entomophagistë quhen ata persona të cilët konsumojnë insekte të ndryshme si ushqim.

Yuta siguron të ardhura duke krijuar pjata të ndryshme më insekte dhe më pas i shet ato në përpjekje për të rritur numrin e personave që i konsumojnë.Në një intervistë të dhënë për Asian Boss, Shinohara shpjegoi se qëkur ishte i vogël ai kishte një dashuri të veçantë për natyrën dhe insektet. Por, e mbajti gjithçka të fshehtë pasi druhej se mund ta tallnin bashkëmoshatarët.

Por, nuk mbaron me kaq. Ai rrëfeu se për ca kohe kishte dalë më një buburrec të quajtur Lisa.

Lisa, sipas tij, ishte një buburrece e importuar nga Afrika dhe e rritur në një fermë. Yuta shpjegon se ndihej sikur mund të komunikonte me të, edhe pse vetë e ka pranuar se ndoshta ishte gjithçka pjellë e imagjinatës së tij.

Insekt-ngrënësi u shpreh  gjithashtu se Lisa ishte dashuria e tij e parë dhe se shpesh mendonte për të kryer marrëdhënie seksuale me të, pavarësisht se përmasat e insektit nuk ishin aspak të përshtatshme.

Ai ëndërronte për një botë ku insektet ishin gjigantë ose imagjinonte sikur ai vetë të ishte në madhësinë e tyre. Gjithsesi, marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë, pasi Lisa kishte një cikël më të shkurtër jetese dhe ngordhi. JOQ Albania