JOQ Albania
Home

Pikasen breshka të vogla në ishujt Galapagos për herë të parë në 100 vite
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/01/2019 12:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas më shumë se një shekull pa asnjë gjurmë breshkash të vogla, në ishujt Galapagos më në fund një grup i vogël është pikasur. Breshkat e këtij ishulli konsiderohen si një ndër speciet më të rrezikuara në Galapagos.

Por, sipas një studimi të ri, tashmë më shumë 500 breshka të vogla jetojnë në ishull pas përpjekjeve të shumta për rezervimin dhe ri popullimin e ishullit me këto gjallesa.

Rreth 300 breshka të vogla u pikasën fillimisht nga kërkuesi James Gibbs, në dhjetor. Sipas tij, 10 prej tyre sapo kishin dalë nga veza.

Ai u shpreh për , The Dodo:

Jam shumë i lumtur që breshkat na dhanë mundësinë që të ndreqim gabimet tona pas kaq shumë kohësh.”

Çeljet e fundit të vezëve janë duke ndihmuar kërkuesit që t’i heqin breshkat nga lista e specieve më të rrezikuara të ishullit pasi këto të fundit pothuajse u zhdukën si pasojë e aktivitetit njerëzor. JOQ Albania