JOQ Albania
Home

“Mos ta shoh bojën, dil këput qafën jashtë”, ja si reagon babai shqiptar kur i gjen të birit “kokainë” në xhep
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/01/2019 14:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si do të reagonte një baba shqiptar nëse merrte vesh që i biri ka kokainë me vete? Këtë kanë treguar me anë të një rrengu të filmuar në një familje shqiptare në Angli, dy të rinj.

Dorian Hysaj dhe Klediani kanë publikuar në faqen e tyre në You Tube, videon e rrengut që i kanë bërë babait të Dorianit.

Në videon e publikuar, djemtë shpjegojnë se nëna është në dijeni të lojës dhe do t’i ndihmojë për të parë reagimin e babait.

Babai i Dorianit është shtrirë në divan, në momentin që në dhomë hyn nëna dhe e pyet të birin se çfarë është kjo që ke në xhep.

Në atë moment, ai  çohet direkt nga gjumi me një fytyrë serioze. Doriani mundohet të justifikohet se lënda narkotike nuk është e tija, por po e mban për një shok.

Por, babai reagon i xhindosur:

Ku i more? Ça shoku? A je budall a? Del këput qafën jashtë.. B*th m*t..”

Kur situata bëhet më shumë serioze seç duhet, i riu i tregon të atit që ishte thjesht një lojë. JOQ Albania