JOQ Albania
Home

Kjo është modelja me sindromën Down që punon për 5 agjenci mode
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/01/2019 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshente me sindromën Down ka hyrë fuqishëm në industrinë e modës. Georgia Traebert, deri më tani ka firmosur kontrata me 5 agjenci të modës pasi spikati fillimisht në rrjetet sociale.

14-vjeçarja e cila rrezaton vetëm pozitivitet, ka më shumë 50,000 ndjekës në Instagram dhe ka modeluar për emra të mëdhenj të modës në Brazil.

Fama e Georgia-s nisi kur nëna e saj, 44-vjeçarja, Rubia Traebert postoi një fotografi të vajzës së saj në Facebook për një shaka. Fotoja u nda në vitin 2016 dhe mori më shumë se 1,000 like.

Reagimet e shumta pozitive e bënë Rubia-n që të postonte më shumë foto të vajzës dhe ajo tashmë është kthyer në një yll të vërtetë të modelingut. JOQ Albania