JOQ Albania
Home

“Kura për kancerin është gjetur dhe do të ofrohet vitin që vjen”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/01/2019 21:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët e Izraelit kanë deklaruar se e kanë gjetur kurën e plotë për shërimin e kancerit dhe se do të ofrohet në fillim të vitit 2020.

Ekipi i vogël i shkencëtarëve izraelitë beson se kura që ata kanë zbuluar do të jetë efektive nga dita e parë dhe do të vihet në dispozicion brenda 12 muajve të ardhshëm.

Trajtimi, i quajtur MuTaTo, thuhet se përdor një kombinim të peptideve që targetojnë kancerin dhe një toksinë që do të vrasë specifikisht qelizat e kancerit.

Siç raportohet nga The Jerusalem Post, kompania e cila pritet të ofrojë trajtimin është Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd. (AEBi), e cila u themelua rreth 20 vjet më parë, në vitin 2000.

Dan Aridor, kryetar i bordit të kompanisë, i tha The Jerusalem Post:

Ne besojmë se do të ofrojmë për një vit një kurë që garanton shërim të plotë për kancerin. Kura jonë e kancerit do të fillojë ta japë efektin që në ditën e parë, do të zgjasë disa javë dhe nuk do të ketë efekte anësor ose do të ketë por do të jenë minimale, me një kosto shumë më të ulët sesa shumica e trajtimeve të tjera në treg. Zgjidhja jonë do të jetë si gjenerike ashtu edhe personale.”

Sipas tij, MuTaTo – multi-target toksina, do të jetë pak a shumë si një antibiotik për kancerin. JOQ Albania