JOQ Albania
Home

I mbijetoi përplasjes së avionit ku vdiqën 107 persona, kjo është 28-vjeçarja që preku zemrat e të gjithëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/01/2019 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kechi Okwuchi është një 28-vjeçare, e cila mbijetoi pasi avioni me të cilin po udhëtonte u përplas, kur ajo ishte 16-vjeçe.

Si pasojë e përplasjes së avionit, 207 nga 209 pasagjerë të avionit humbën jetën. Kechi ishte nxënësja e vetme që mbijetoi nga 60 nxënësit e tjerë të klasës së saj që ndodheshin në avion.

Ajo mbijetoi, por përfundoi me djegie të shkallës së tretë, më shumë se 65 për qind e trupit të saj ishte djegur dhe mjekët nuk i dhanë shumë shanse jete.

Por, ajo mbijetoi dhe tashmë konkurron në America’s Got Talent.

Në puntatën e radhës, ajo këndoi “You Are the Reason”, të Calum Scott dhe preku zemrat e të gjithëve në sallë, dhe jo vetëm.

Edhe pse nuk e priste, Kechi mori një “Golden Buzzer” dhe vërtetoi edhe një herë që është një mbijetuese, këngëtare e zonja dhe një kampione e jetës. JOQ Albania