JOQ Albania
Home

Kjo është 20-vjeçarja që teshtiu unazën që e kishte humbur para 12 vitesh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/01/2019 23:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 20-vjeçare ka teshtirë një unazë që e kishte humbur para 12 vitesh, kur ishte vetëm tetë vjeçe. Si duket, unaza e Abigail Thompson kishte qenë e “strehuar” në hundën e saj për më shumë se një dekadë.

20-vjeçarja kishte menduar se unaza e saj ishte zhdukur përgjithmonë kur e humbi në vitin 2007, por në një farë mënyrë ajo kishte përfunduar në kanalet e hundës së saj.

Abigail u shpreh se gjatë gjithë këtyre viteve nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor prej unazës, prandaj edhe nuk shkoi të vizitohej tek një mjek pasi unaza doli jashtë.

Ajo tregon:

Ishte një ditë normale, unë isha ulur në divan dhe fillova të teshtija pa pushim, por pastaj pashë fasoletën dhe pikasa diçka të shndritshme. Pastaj e kuptova se çfarë ishte dhe thashë: Oh Zot, kjo është unaza ime!.. Unë nuk e kam kuptuar kurrë që ajo ishte atje, nuk e kam ndjerë asnjëherë. Nuk pata as probleme me frymëmarrjen gjatë rritjes dhe asgjë nuk ka ndryshuar që kur ka dalë."

JOQ Albania