JOQ Albania
Home

Qen i vërtetë apo statujë? Kjo është fotoja që i bëri “lëmsh” njerëzit e internetit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/01/2019 0:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo është fotoja virale e një qeni që bëri “lëmsh”gjithë rrjetin.

Me shikim të parë duket sikur në foto është një statujë qeni, por me një shikim më të detajuar mund të kuptosh që bëhet fjalë për një qen të vërtetë.

Ky është qeni pa gëzof, i Sandra Pineda-s nga Filipinet, i cili quhet Piper dhe është aq i rrallë sa të gjithë e bënë për statujë.

Fotoja e tij, e shpërndarë nga Sandra në rrjetet sociale, ka marrë më shumë se 10,000 like brenda një orë pasi u postua. Piper është një qen i racës Xoloitzcuintle dhe Pineda e mori në shtëpi kur ai ishte 2-muajsh, marsin e kaluar.

Ajo thotë se mikun e saj me 4 putra e ngatërrojnë shpesh me një statujë për shkak të pamjes së tij unike dhe faktit që ai nuk ka qime. JOQ Albania