JOQ Albania
Home

Gruaja zbulon se i panjohuri që i shpëtoi jetën para 11 viteve ishte partneri i saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/01/2019 11:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka mbetur e shokuar kur zbuloi se personi që i dhuroi gjak para 11 viteve ishte pikërisht partneri i saj.

Lin Xiaofen nga Tajvani kishte nevojë urgjente për gjak pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Duke qenë se gjendja e saj ishte kritike, ai që sot është partneri i saj, i shpëtoi jetën duke i dhënë gjakun e tij.

Vetëm dy vjet më parë, Lin i tha të dashurit të saj, Lian Zhiceng për eksperiencën e saj të dhimbshme që gati i mori jetën.

Pasi e dëgjoi, Lian i tha me shaka:

Mund të ketë qenë gjaku im ai që ke marrë pasi dhuroj rregullisht.”

Kjo bëri që ajo të kërkonte më shumë informacion rreth dhuruesit të gjakut që i shpëtoi jetën dikur. Çifti mbeti i tronditur kur dëgjuan me veshët e tyre që t’u thuhej: Zoti Lian nga Hsinchu ishte dhuruesi.

Duke i inkurajuar njerëzit që të dhurojnë më shpesh gjak, Lian u shpreh:

Dhuroni gjak, ku i dihet, mund të jeni duke i shpëtuar jetën gruas suaj të ardhshme.”