JOQ Albania
Home

Videoja që po i tmerron të gjithë, kjo është një prej kafshëve më helmuese në botë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/01/2019 13:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e shpërndarë së fundmi në internet tregon një turist duke mbajtur në dorë një nga gjallesat helmuese të planetit.

Turisti në video mund të shihet duke mbajtur në dorë një oktapod të vogël me unaza blu në lëkurë. Ndonëse mund të duket sikur po mban në dorë një gjallesë deti të vogël e të parrezikshme, ne fakt ai është duke vënë jetën e tij në rrezik.

Shenja paralajmëruese tek oktapodi i vogël janë unazat ngjyrë blu që i ka të dallueshme në të gjithë trupin. Helmi i këtij oktapodi mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm tek njerëzit, madje edhe vdekjeprurës.

Sipas Divers Alert Network, oktapodët me unaza blu në trup janë cefalopodët e vetëm që konsiderohen si të rrezikshëm për njeriun.

Faqja e internetit shpjegon:

Të gjithë oktapodët kanë një lloj helmi për të paralizuar viktimat e tyre, por pickimi i oktapodit me ngjyrë blu mund të përmbajë një neurotoksinë jashtëzakonisht të fuqishëm të quajtur tetrodotoksin (TTX), e cila mund të jetë deri në 10.000 herë më i fuqishëm se acidi, cyanide dhe mund ta paralizojë  viktimën në pak minuta."

Teorikisht, pak më shumë se një gjysmë miligram i këtij helmi, sasia që mund të vendoset në kokën e një gjilpëre, është e mjaftueshme për të vrarë një person të rritur. JOQ Albania