JOQ Albania
Home

Binjakët thyejnë rekordin, lindën 5 muajsh dhe mbijetuan
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/01/2019 23:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy binjakë në Amerikë kanë thyer rekordin botëror pasi erdhën në jetë 5 muajsh dhe mbijetuan.

Kambry dhe Keeley Ewolt lindën në nëntor vetëm 22 javë pas ngjizjes, ndërkohë që normalja për njerëzit është që të vinë në jetë 40 javësh ose rreth 9 muajsh.

Mjeku i spitalit ku binjakët erdhën në jetë, u shpreh:

Ata janë pjesë e katër ose pesë foshnjave që lindën para kohe në këtë spital. Këtu erdhën në jetë dy foshnja 22 javëshe, por nuk ishin binjakë. Është e rrallë që të mbijetojnë fëmijët që kanë qëndruar vetëm 5 muaj në barkun e nënës. Vetëm 10% janë mundësitë që të qëndrojnë në këtë botë.”

Ndërkohë që ndodheshin në mitër, foshnjat u diagnostikuan me sindromën TTTS (twin-twin transfusion syndrome), një gjendje e rrallë kjo që bën që venat e gjakut mes binjakëve identikë të bashkohen në placentë.

Ndër të tjera, sindroma shkakton edhe lindje të parakohshme, kjo ishte arsyeja që nëna e tyre mbeti e shokuar kur vuri re se i plasën ujërat.