JOQ Albania
Home

Mbeti duke i humbur, 22-vjeçarja i kthen në vëthë kufjet pa tela të iPhone
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/01/2019 13:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një e re, e cila ishte lodhur duke kërkuar vend e pa vend kufjet e saj pa tela, gjeti zgjidhen perfekte që të mos i humbte më.

22-vjeçarja, Gabrielle Reilly nga Virginia ndau në Twitter një video ku mbante vënë një palë vëthë-kufje. Ato që ndodheshin në veshët e saj të varura si vëthë, në fakt ishin AirPods të sjella në treg fillimisht nga Apple.

Siç ndodh zakonisht në këto raste, njerëzit e internetit ranë në dashuri me zgjidhjen e zgjuar të Gabrielle-s dhe postimi në Twitter më 30 janar numëronte më shumë se 199,000 like dhe 46,000 “retweetes”.

Gabrielle shpjegoi për BuzzFeed News:

Nuk dua që t’i humbas. Macja ime i bëri copash dy palë kufje Beats Bluetooth, dhe të gjitha kufjet e  të tjera të mia. Kështu që mora AirPods sepse nuk kanë telat e famshme që macja ime pëlqen të përtypë, por gjithsesi më duhej diçka që t’i lidhur. Kështu që i bëra vëthë.”

JOQ Albania

Turning Airpods Into Earrings

"I didn't want to lose my airpods, so I turned them into earrings…" 😂😂

Publiée par UNILAD sur Mercredi 30 janvier 2019