JOQ Albania
Home

Mjerë populli çka humbur për aktor dhe çka votuar për Kryeministër!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/01/2019 16:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme të gjithë vumë në dyshim nëse shfaqja e përjavshme e të enjtes ku 140 persona vendosin për të ardhmen e Shqipërisë, ishte me të vërtetë nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë apo në ndonjë qebaptore ku pijanecët festojnë në orët e vona të darkës.

“Më hënksh këtë e më hënksh atë”, çuditërisht u përmendën të gjitha pjesët e trupit në “retorikën bindëse” të deputetëve që përfaqësojnë zërin e popullit në foltoren e Kuvendit, por nuk u fol asnjë fjalë për problemet që ky vend po mbart mbi shpinë e po i shtohen çdo ditë e më shumë.

Beteja se kush është më i zoti me batuta, ka kohë që është kthyer në të preferuarën e kryeministrit.

Batutat e tij e kalojnë cakun aq shumë ndonjëherë, sa ngjyhen thellë në pellgun e vulgaritetit dhe banalitetit dhe na bën të vëmë në pikëpyetje nëse vërtet përfaqësohemi nga ky person edhe jashtë vendit.

Qesharak deri në atë pikë, sa të enjteve e hapim televizorin vetëm për të dëgjuar aktorin kryesor të qeverisë, i cili vetëkënaqet dhe duartrokitet nga ministrat e tij kur me një gjuhë banale të përmbajtur deri në limitet e saj thotë: Ti gruas dhe familjes sime i ha…

Na pëlqen ose jo ky është realiteti i shëmtuar i politikës shqiptare dhe degradimi i saj.

Shfaqjes së shëmtuar që na u servir sot, i shkon për shtat vetëm një shprehje: Mjerë populli çka humbur për aktor dhe çka votuar për Kryeministër!/ JOQ ALBANIA