JOQ Albania
Home

Makinat u bllokuan nga bora, dhëndri bën 6 km rrugë në këmbë për të shkuar tek shtëpia e nuses
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/01/2019 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si pasojë e një stuhie dëbore në Indi, një dhëndër është detyruar që të bëjë 6 km rrugë në këmbë.

Rajnish Kurmachali u detyrua që të ecte në këmbë mes borës për të arritur ceremoninë e dasmës së tij në Uttarakhand, Indi.

Sa i përket mjeteve të transportit, ato u bllokun nga sasia e madhe e dëborës së rënë.

Rajnish dhe familja e tij u nisën nga Triyuginarayan, por ngecën në mes të rrugës për shkak të borës, kështu që vendosën që pjesën e mbetur ta bënin në këmbë.

Sipas, Hindustan Times, të paktën 80 persona nga fisi i dhëndrit u nisën nga shtëpia për të shkuar tek shtëpia e vajzës, por pas kushteve të borës, vetëm 25 prej tyre arritën të shkonin në destinacion.

Ndërkohë, njerëzit në mediat sociale u impresionuan nga përkushtimi i dhëndrit, i cili nuk ngurroi të bënte 6 km rrugë vetëm për të arritur tek nusja e tij. JOQ Albania