JOQ Albania
Home

Përdoruesit e Google Maps pikasin “fantazma” në plazhin e shkretë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/01/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përdoruesit e Google Maps Street View kanë pikasur diçka vërtet të çuditshme në një plazh të shkretë në Rusi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale duken tërësisht normale më shikimin e parë, por nëse i sheh më në detaje kuptohet që gjerat bëhen pak të çuditshme.

Fotoja tregon një grua duke luajtur në det me dy fëmijë. Por, njerëzit në foto duken sikur janë transparentë.

Menjëherë supozimet e para ishin që bëhet fjalë për fantazma, ndërsa shumë të tjerë besojnë që thjesht bëhet fjalë për një defekt teknik që ka sjellë edhe pamje jo të qarta nga plazhi.