JOQ Albania
Home

Samsung mund të sjellë një version të Galaxy S10 të pajisur me 1TB hapësirë ruajtjeje
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/01/2019 22:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjiganti koreno-jugor i teknologjisë pritet që me gjeneratën e re të sjellë një version të Galaxy S10 me 1 terabyte hapësirë të magazinimit.

Një telefon me 1 TB memorie të brendshme do të thotë se nuk do të jetë e nevojshme që të kurseheni fare me fotot që bëni dhe as me aplikacionet që shkarkoni pasi hapësira del dhe tepron.

Deri më tani, versioni me hapësirën më të madhe të magazinimit ka qenë Galaxy Note 9, i cili është i pajisur me 512 GB.

Kështu, Samsung sjell për herë të parë në industri këtë teknologji e cila mund të krahasohet me kapacitetin e memories së një kompjuteri premium.

Gjithsesi, mendohet se kjo sasi e madhe e hapësirës për ruajtje të shoqërohet me një çmim të kripur pasi aktualisht është e vështirë për të gjetur një telefon me 512 GB hapësirë ruajtjeje.

Dhe, për të siguruar një smartfon të tillë siç mund të jetë iPhone XS nga Apple apo Galaxy Note 9 nga Samsung duhen më shumë se 1000 dollarë.