JOQ Albania
Home

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare kimisti që shpiku ibuprofenin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/01/2019 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kimisti që zbuloi qetësuesin e dhimbjeve, ibuprofen është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Dr Stewart Adams shpenzoi 10 vite të jetës së tij në eksperimente të medikamentit dhe priti rreth 7 vite që ilaçi të aprovohej.

Ai ishte pjesë e skuadrës që zbuloi acidin 2-(4-isobutylphenyl) propionic, i cili u njoh më vonë si ibuprofen.

Dr Adams deklaroi për BBC në vitin 2015 se medikamenti ishte aq efektiv sa ai e përdori për të marrë veten nga pija, para se të jepte një fjalim.

Për herë të parë, ibuprofeni u licencua për dhënien me recetë në vitin 1969 në Mbretërinë e Bashkuar. Djali i kimistit, Chris, i cili jeton në Nottingham, konfirmoi se babai i tij u nda nga jeta të mërkurën.

Ai u shpreh:

Ai ishte shumë i përulur, shumë objektiv dhe i matur. Ai ishte një person tepër modest i cili ishte shumë i përkushtuar ndaj punës dhe familjes së tij."

JOQ Albania