JOQ Albania
Home

Studimi: Personat e shkurtër janë më nevrikë e më të dhunshëm se të gjatët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/02/2019 11:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, personat e shkurtër janë më të “egër” e më të dhunshëm se personat e gjatë.

Kërkuesit në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta, Gjeorgji, kanë pyetur 600 burra të moshës nga 18 deri në 50 vjeç, mbi perceptimin e gjinisë mashkullore, imazhin që kanë mbi veten, marrëdhëniet me drogën dhe pijen, dhunën dhe krimin, në kuadër të një studimi që bëhej për qeverinë.

Shkencëtarët zbuluan se meshkujt që ndihen më pak mashkullorë janë më të rrezikuar nga kryerja e veprimeve të dhunshme ose kriminale.

Sipas studimit, meshkujt që e konsideronin veten më pak mashkullore, stad i njohur gjithashtu si "stresi i mospërputhjes mashkullore", kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa për të kryer sulme të dhunshme me një armë ose sulme që çojnë në lëndime.

Disa vjet më parë, një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Oksfordit gjithashtu dolën në përfundimin se "Sindromi i Burrit të Shkurtër",ekziston.

Ata raportuan se reduktimi i lartësisë së një personi mund të rrisë ndjenjat e cenueshmërisë dhe gjithashtu nivelin e paranojës. Kjo gjendje njihet si "Kompleksi i Napoleonit". JOQ Albania