JOQ Albania
Home

Mund të jetoni të qetë gjatë gjithë jetës suaj, ky është vendi më i sigurt në botë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/02/2019 12:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çdo vit, një kompani australiane shqyrton një sërë të dhënash për të përcaktuar vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë.

Faktorët që marrin pjesë në mbledhjen e të dhënave përfshijnë shkallën e krimit, sulmet terroriste, normat e vrasjeve, shkëmbimin e armëve, normat e burgimit, korrupsionin dhe funksionimin e qeverisë.

Ndërsa, këtë vit revista, Global Finance ka renditur listën e saj me vendet më të sigurta të botës. Edhe këtë vit, ashtu si në 2018, në krye të listës është Islanda, për të 12 vit radhazi.

Kombi i vogël nordik prej 340,000 banorësh ka një normë po të vogël krimi me vetëm 1.8 vrasje për 100,000 njerëz në vit.

Një arsye tjetër është se Islanda nuk ka ushtri; qiejt e saj monitorohen nga një numër ushtarakësh që ndërrojnë vend me rotacion çdo vit.

Kjo, në tërësi, i bën shanset e luftës shumë të ulëta. Policia islandeze është gjithashtu e paarmatosur dhe sapo ka nisur të mbajë armë vetëm në makinat e patrullës.

Një faktor tjetër që mund të supozohet se luan një rol të madh në sigurinë e vendit është mungesa e një sistemi të klasave, duke krijuar një ndjenjë më të madhe të barazisë dhe qetësisë në mesin e popullatës. Shumica e islandezëve e konsiderojnë veten klasë të mesme.

Në renditje, Islanda ndiqet nga Zvicra dhe Finlanda që mbajnë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë. JOQ Albania