JOQ Albania
Home

“Nuk kaluan as 24 orë, më dërgon foto me një femër në krevat. Dashuria të bën të verbër, e provova vetë”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/02/2019 19:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpesh shqiptarët i bëjnë publike përvojat e tyre jetësore për të dhënë një mesazh tek qytetarët, sikurse ka ndodhur rasti i vajzës në fjalë.

Në një mesazh për JOQ Albania, një qytetare ka rrëfyer se pas vdekjes së babait, i kishte ndaluar vetes shumë gjëra, madje edhe të jetonte si një adoleshente e të ishte si shoqet e tjera, vetëm për të mos bërë diçka të gabuar.

Por pas shumë "JO-ve" që i kishte thënë vetes, ajo ka pranuar të njohë një djalë, për të cilin të gjithë flisnin keq.

Lexoni të plotë historinë e vajzës, por pasi tregon historinë ajo thekson se "zoti me njërën dorë të hedh, e me tjetrën të pret".

Mesazhi i vajzës:

Mirëmbrëma JOQ
Ndonjeherë njeriu ka nevojë te shprehë ato që mban mbyllur n nje dhome të shpirtit… Mirëpo lind nevoja ta bëjë këtë me njerez qe nuk e njohin, kjo ndodh për t shmang ato mijera "Pse" qe te bejne pasi ti tregosh…
Njs po futem n temë..
Jam një femër 25 vjece, një femër e cila beson ne shprehjen "zoti me njeren dore te hedh, e me tjetren të pret"
Dua të falenderoj zotin per forcen qe na jep perballe sfidave të jetes, gjithashtu dua të jap nje mesazh per njerezit e dobet, të cilët gati gati dorezohen kur perballen me kto sfida…
Ne moshën 14 vjecare zoti m sprovoi me humbjen e babit 😔 a ka dhimbje më të madhe për nje femije?.
Mu duk se aq ishte dhe jeta ime, nk dija të jetoja pa atë, nk e dija cfare do ndodhte te nesermen për mua 😔
E nesermja erdhi, po ashtu t gjitha ditet pas saj, jeta vazhdoi, sigurisht që ndryshe por ama vazhdoi..
Zoti m dha forcen e nje të rrituri në nje trup femije..
U rrita pa e jetu moshën e adoleshencës, nk shkova kurrë neper mbremjet me klasen, nk shkova më as në ekskursionet me ta….
Nk i besova "dashurise se pare" kisha frike te gaboja, kisha frikë se mos i besoja njeriut të gabuar, kisha frikë se do m tallnin se nk e kisha babin të m mbronte 😔
Nk e vazhdova dot shkollën e lartë, nuk e realizova dot deshiren time dhe të babit 😔
Mirepo gabimin që u mundova aq shume tia shmangia vetes kur isha në at moshën delikate, e bera kur "u rrita", rashe në dashuri me njeriun e gabuar…
Nk i besoja shprehjes "dashuria të Ben të verber " deri në momentin kur e provova vet…
Te gjithë flisnin keq për të, por un nk i besoja,
T gjithë m thonin hiq dore nga ai se do vuash por un serish i besoja atij… M genjente shummmm dhe me e keqja ishte se e dija që me genjente dhe serish nk ia pranoja vetes, genjeja veten gjeja patjetër nje arsye për të justifikuar genjeshtrat e tij.. Sa herë tentoja të shkëputesha m betohej se do ndryshonte, i besoja prap e kshu vazhdoi një vit ai genje un beso, doja ti besoja e kisha t nevojshme, m dukej sikur nuk mbushesha plotesisht me fryme kur grindesha me të… Bera gjithçka donte ai dola plotesisht nga vetja, bera gjera te cilat isha betuar se nuk do ti beja kurre, gjithe vlerat qe i kisha fituar nder vite, gjithe respektin qe kishin te gjithe ata që m njihnin, i humba të gjitha, e shkela krenarine, dinjitetin tim me Kembe, e shumezova veten time me zero per nje njeri që me fjalë premtoi shumë, ndërsa veprat nk i njihte fare, me betohej qe familja e tij e dinte per ne, por kur i kerkoja të flisja me motren nk m lejonte, ti je akm je e pavendosur nese do të vish me mua apo jo m tha, nk e merte parasysh fare qe kjo pavendosmeria ime vinte si pasoje e sjelljes së tij…
Njs n rregull pra i thashë mqs un deri tani paskam qenë e pavendosur, un tashmë e mora vendimin lidhja jonë perfundon ketu, un nk vazhdoj dot më kshu… U inatos filloi të më fajesonte mua, nk ke faj ti m tha n fund fajin e kam un qe nk t kam tradhetu, qe te kam dasht kaq shumë m tha po tani do mendoj per veten m tha ke per t pare… Nk kaluan as 24 ore kur ai m dergon foto me nje femer n krevat… M tregonte sa ishte knaq me atë dhe se tani kshu do vazhdonte mqs un mora ket vendim qe sipas tij t gabuar…
Kur pashe ato foto doja të vdisja ju betohem doja të vdisja vertet, edhe pse atij i thashë nk m intereson fare se cfare ben un e mora vendimin tim dhe ti m vertetove qe ishte vendimi i duhur…
Kam qare aq sa m dukej sikur m shkeputeshin copeza brenda vetes..
Nk kisha fuqi m as t qaja as t flisja asgje e vetmja zgjidhje që m erdhi n mendje ishte t vrisja veten 😭 mora nje grusht me kokrra gjumi, dhe iu drejtova zotit cfare kam bere qe m denove keshtu, per ca t jetoj më 😭
Nderkohe m shfaqej fytyra e babit, qaja ulërija si t zhgënjeva un ty, si t vij un tek ti o ba kur e perbalta veten kaq shumë…
Kjo ishte hera e dytë ku ndjeva pranine e zotit, forcen qe zgjoi brenda meje per ta kalu edhe ket sfide.. Mu duk sikur m shkundi fort duke m thene çohu budallaqe ke plot arsye per t jetu, ke plot njerez qe t duan pavarësisht gabimeve..
I hodha n kosh ato kokrra, fshiva lotet e pashe veten n pasqyrë dhe i thashe, a ia vlen të vdesesh per at njeri, a ia vlen të sakrifikosh veten prej fjaleve të njerezve obobo si do dal n rruge, cfare do flasin per mu?!
Ja ku po jua them qe nk ia vlen,
Un ndoshta nk arrita n jete atje ku doja me gjithe shpirt t arrija, ndoshta sot nk bej ate punen qe enderroja të beja por jam e lumtur që e kam nje pune, jam e lumtur që nk jam e detyruar tia shtrij doren, apo ti behem barre njeriu…
Une munda ia dola falenderoj zotin cdo sekond…
Cdo njeri mund tia dale vtm duke u kap fort pas nje arsyeje per t jetuar jemi njerez edhe gabojmë ama e rendesishme esht ti tregojmë vetes qe kemi mesuar prej gabimeve..
E di u zgjata shumë edhe ndoshta disa do pertojne ta lex deri n fund 😜
Gjithsesi ju uroj naten e mire dhe ms u dorezoni pavarësisht gjithçkaje 😊😊
Flm nese e postoni
Gjithe të mirat 😊