JOQ Albania
Home

“T’gjith me njëzetçe ë”, qytetari filmon skandalin në doganën me Malin e Zi
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 02/02/2019 9:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Korrupsioni është një fenomen, i cili i ka rrënjët i ka shumë të thella në vendin tonë. Aq sa shpesh është krijuar ideja se duhet të paguash gjithmonë për të zgjidhur një hall apo dhe thjesht për të marrë shërbimin që të takon.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon se si kryhet korrupsion në doganën midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Qytetari që na ka nisur video ka shkruar për JOQ Albania:

Shikoni ca behet ne doganen e Malit te Zi ne bashkpunim me ate shqiptare. Kjo esht bere pak a shm para 10 ditsh,personi qe merr leket esht shoferi autobuzit,qe shkon e i ndan me doganjeret..,esht ber ne anen malazeze…"

Ndërsa pamjet në video tregojnë mjaft qartë se si një person, mban pasaportat në duar dhe pasi i  japin nga 20 euro…

Personi në video thotë:

T’gjith me njëzetçe ë!"

Natyrshëm pas gjithë kësaj lind pyetja, kush jep siguri se nga kjo doganë nuk kanë dalë kriminelë, pa përjashtuar këtu fenomenin e korrupsionit që tregon se një shtet, ose dy në këtë rast nuk funksionojnë.