JOQ Albania
Home

“Për pak kohë nuk do të jetoj më”, historia prekëse e gruas që nisi cigaren qysh 10 vjeçe
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 02/02/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrëfim për JOQ Albania nga një qytetare:

Për pak kohë nuk do të jetoj më..

Ndoshta për pak kohë as që do jetoj më… Po përpiqem të bëj çdo gjë që mundem, por më dhemb në shpirt të di që ditët e mia po shkojnë drejt fundit. Unë nuk e dija se fundi im do të vinte kaq shpejt. S’e mendoja kurrë se shprehjet “Duhanidëmton rëndë shëndetin” në paketat e cigareve, të ishin aq të vërteta sa të më dëmtonin deri në këtë pikë.

E nisa duhanin në moshën 10 vjeçare. Ishte shoqëria e rritur në moshë që më bëri ta provoja dhe kurioziteti i shtuar nuk po shuhej deri në pikën sa ta lija. Veproja si shumë të rinj të tjerë. Pija duhan jashtë shtëpisë dhe pastaj përtypja dy ose tre orbitë për të larguar erën e duhanit nga goja.

Mund të ndodhte që prindërit të ndienin erë duhani në rrobat e mia, por i gënjeja. Dhe kështu vazhdoi për disa vite, derisa në moshën 16 vjeçare unë fillova ta pija hapur duhanin. Prindërit nuk donin, por ua kisha sqaruar se nuk mund të jetoja dot pa të. Isha bërë e varur. Nuk mund të kaloja ditë pa pirë një paketë të tërë.

Vitet kaluan dhe tek vetja i vija re gjithë shenjat e jashtme. Gishti tregues dhe gishti i mesit të dorës së djathtë ku mbaja cigarette m’u zverdhën. Dhëmbët gjithashtu m’u zverdhën. Në moshën 23 vjeçare krahasoja veten me bashkëmoshatarët e mi. Ata nuk ngjanin shumë të moshuar, apo nuk tregonin për moshën që kishin, kurse mua filluan të më dilnin rrudhat në fytyrë dhe tregoja jo vetëm për aq sa isha, por njerëzit mendonin se dukesha edhe më i madh.

Në moshën 30 vjeçare, unë u martova me dikë që doja. Kaloi një vit dhe nuk po bënim dot fëmijë. Shkuam për vizitë tek një spital privat në Shqipëri dhe pas analizave të detajuara që na bënë, mjeku tha se probleme të tilla zakonisht i kishin femrat në çifte. Sipas tij, shkaktari kryesor ishte duhani.

Në dhjetor të vitit të shkuar, kur unë isha 33 vjeçe filluan të më shfaqeshin disa shenja të çuditshme. Ndihesha tërë kohës i lodhur, oreksi po më ikte dhe ndieja vazhdimisht dhimbje koke. Kisha gjithë shenjat e një gripi dhe nuk u stresova për këtë pjesë, pasi kisha edhe kollë. Mirëpo ajo që më shqetësonte ishte që sa herë kollitesha, nxirrja gjak nga goja. Përpiqesha ta fshehja këtë gjë.

Dhe i tillë kaloi edhe janari. Mendova se me siguri kjo gjë do të kalonte me largimin e dimrit, por nuk qe kështu. Edhe në mars episodet ishin të njëjta. Pas analizave zbulova që kisha kancer.

Në to shkruhej “Karcinomë bronkiale TNM 4”. As e dija se çfarë ishte në fillim, por pasi pa atë zarf, mjeku më dha një recetë me ilaçe dhe më tha që të shkoja t’i blija.

Ndieva tokën të shëmbej poshtë këmbëve të mia. Unë kisha kancer në bronke dhe në gradën e katërt, të pakurueshme. I bleva ilaçet. Unë vuaj prej dy muajsh nga kanceri në bronke, një nga format e kancerit që përhapet më shpejt dhe fundi i së cilit njihet. Vdekja. Jam dobësuar tejmase, shenjat që ndieja më parë janë thelluar. Jam zbehur në fytyrë, ndoshta prej anemisë. Ndihem e këputur. Shoh familjarë që më vizitojnë shumë shpesh dhe dalin të përlotur nga dhoma, por dinë ta fshehin mirë shqetësimin e tyre përpara meje…