JOQ Albania
Home

Pas VAR-it, përgatituni për risinë më të fundit në futboll
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/02/2019 12:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas VAR, përgatituni për një tjetër risi në futboll. E radhës është “virtual coach”, një algoritëm që analizon në kohë reale informacionet e marra nga kamerat e fushës, për të ndihmuar trajnerin që të përmirësojë modelin e lojës.

Gjithashtu kjo teknologji do të përmirësojë edhe eksperiencën e tifozëve në stadium, duke mudësuar inkuadrimin e lojës me smartphone.

Ky projekt është i zhvilluar nga studiuesit e “Math & Sport” dhe është funksional vetëm për rrjetin 5G. Kjo kompani është krijuar nga Universiteti Politeknik i Milanos dhe ka ndihmuar kombëtaren italiane të femrave në volleyball, që të fitojë medaljen e argjendtë në Botëror, nëpërmjet llogaritjeve matematikore.

Themeluesi  kompanisë, Ottavio Crivaro shprehet:

Po zhvillojmë një algoritëm që përpunon në vazhdimësi të dhënat që vijnë nga sistemet video dhe i dërgon të dhëna në kohë reale stafit teknik apo analistëve të ndeshjeve të dhëna specifike mbi të cilat të përmirësojnë modelet e tyre të lojës ose si t’i përgjigjen strategjive të kundërshtarëve. Në këtë mënyrë do të jetë e mundur që të identifikohet menjëherë çfarë e ka bërë të efektshëm një veprim në sulm apo cilat lëvizje kanë gjeneruar rreziqe në mbrojtje.