JOQ Albania
Home

Pritje e pakëndshme për Skënderbeun në Fushë Krujë, tifozët vendas dhunojnë 3 lojtarë të korçarëve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/02/2019 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Skëndërbeu udhëtoi sot drejt Fushë-Krujës, ku do të përballen me ekipin e Kastriotit.

Tifozët vendas i kanë rezervuar një surprizë të pakëndshme lojtarëve të Skënderbeut.

Foto ilustruese

Ata kanë goditur dhe dhunuar disa nga lojtarët e ekipit korçar, Oto John, Kristi Vangjelin dhe Idriz Toskiç.

Presidenti i Korçarëve, Ardian Takaj, është shprehur se lojtarët janë dhunuar nga një grup prej 20 personash.

Më tej ai ka shtuar se në stadium nuk kishte asnjë forcë policie, për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.