JOQ Albania
Home

Bomba e radhës vjen nga Spanja, Modriç shumë pranë Juventusit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/02/2019 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luka Modriç ishte lojtari më i kërkuar nga Interi gjatë merkatos së verës. Mediat spanjolle janë hapur ditën e sotme me lajmin, se kroati do t’i bashkohet Ronaldos te kampionët e Italisë, falë edhe ndihmës së Mandzukic.

Sipas revistës “Don Balon”, mendohet se ka qenë Mandzukiç, ai që ka frenuar kalimin e Modriç te ziklatërit, duke i ndryshuar mendjen bashkëatdhetarit të tij.

Modriç ka shtyrë edhe rinovimin e kontratës me Realin e Madridit dhe pritet të formojë te Juventus me Ronaldon, dyshen e dikurshme te Real Madrid.

Kjo marrëveshje do të detyrojë njërin mes Aleks Sandros dhe Paulo Dibalës që të lërë Torinon, duke përfunduar në Madrid.

Braziliani dhe argjentinasi i Juventus prej kohësh kanë qenë ndër të preferuarit e Fiorentino Perez.

Ky operacion bëhet më i besueshëm, edhe pas kalimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos në verë tek bardh e zinjtë.