JOQ Albania
Home

“Më kërkon të martohemi, por jam në një dilemë shumë të madhe. Të ndjek zemrën, apo…?”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/02/2019 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mentaliteti në Shqipëri, shpesh është bërë problem për bashkimin e dy personave, apo krijimin e një familjeje.

I tillë është edhe rasti i vajzës, e cila për JOQ Albania ka shkruar se dashuron një djalë grek, i fundit ky që i kërkon edhe të martohen, por prindërit e saj janë kundër një martese me një djalë të huaj.

Në dilemë për zgjidhjen vajza kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë se çfarë do kishin bërë në këto raste.

Historia e plotë:

Përshëndetje.
Duke lexuar shumë histori të ndryshe këtu vendosa dhe unë të shkruaj diçka që më shqetëson shumë.
Duke qenë që unë pushimet gjithmonë i bëj jashtë Shqipërie kryesisht në Greqi u bë tashmë 3 vite që njoh një djalë grek dhe jam e lidhur me të edhe pse jemi larg edhe vetëm në raste festash takohemi sepse edhe unë jam studente edhe nuk kam shumë mundësi të lëviz çdo muaj, por edhe për shkak se Shqipëria nuk është në BE … edhe ai shpesh herë më kërkon që të martohemi, por problemi qëndron sepse duke qenë se jetojmë në Shqipëri edhe mentaliteti këtu siç dihet është se duhet patjetër të martohesh me një djalë shqiptar dhe jo një të huaj me këtë mentalitet janë dhe prindërit e mijë shumë herë kam diskutuar dhe jua kam treguar si rast i një shoqes time, por gjithmonë ata kanë thënë nëse do ishe ti në vendin e asaj nuk do ta lejonim diçka të tillë … unë e dijë mund të ndjek dhe zemrën, por ndoshta vjen një moment kur gjërat midis atij dhe meje marrin fund edhe unë do kthehem përsëri tek prindërit e mi sepse siç dihet çfarë do që të bëj fëmijë prindërit nuk e hedhin në rrugë .. por unë nuk dua ti zhgënjej ato ….
Por jam në një dilemë shumë të madhe edhe nuk e di kë të zgjedh ose nuk po e gjej një rrugë që mund të jetë që unë të kem edhe familjen time edhe njeriun që e dua edhe që më do. Do ju falenderoja pa masë për komentet e juaja. Jam e mirëpritur edhe për ato komentet negative dhe ofenduese."