JOQ Albania
Home

Erdhi me shumë bujë, zikaltërit heqin nga lista blerjen e merkatos verore
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/02/2019 16:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ai erdhi me shumë bujë tek Interi në verë, por nuk do të luajë më në Seria A.

Ka zgjatur shumë pak aventura e Sime Vrsjalko me fanellën zikaltër.

I pafat për shkak edhe të dëmtimeve, kroati është hequr nga lista e lojtarëve të Interit në Serie A dhe po e njëjta gjë pritet të ndodhë në Europa League.

Vendin e tij do ta zërë blerja më e fundit e zikaltërve, portugezi Cedric Soares.

Kanë qenë dëmtimet e shpeshta ato që nuk kanë bindur drejtuesit e Inter, të cilët kanë hequr dorë nga blerja e kartonit të Vrsjalko.

Aktualisht kroati do t’i nënshtrohet një operacioni, i cili do ta mbajë për disa muaj larg fushave dhe më pas do të rikthehet në Madrid.