JOQ Albania
Home

“E kemi ngrënë bukën jashtë duke u dridh si qeni”/ Punëtori rrëfen tmerrin në fabrikën e këpucëve
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/02/2019 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kompanitë private janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shfrytëzimin që u bëjnë punëtorëve të tyre, sidomos ato të fasonerisë, apo sikurse është rasti konkret një fabrikë këpucësh.

Nga një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, qytetari bën me dije se në fabrikën e këpucëve të quajtur "ENDI SH.P.K", punëtorët shfrytëzohen dhe jo vetëm që paguhen shumë pak, por edhe kushtet minimale të ngrënies nuk ju ofrohen.

Qytetari tregon se në këtë fabrikë ka shkuar për vizitë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Vangjush Dako, por mbajti vetëm një fjalim dhe asgjë nuk ndryshoi.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Përshendetje Jeta Osh Qef.
Un që po ju shkruaj jam një punëtor që punoj në një fabrikë këpucësh të quajtur "ENDI SH.P.K"
Dua të denoncoj këtu padrejtësitë që na bëhen në këtë kompani.
Punojmë nga e hëna në të shtunë, madje shumicën e rasteve dhe të dielën…rroga më e madhe është 260 mijë lekë të vjetra…ky zotëri që ka në pronësi këtë kompani (që nuk dihet se kush është) ka në pronësi dhe 3 fabrika të tjera në pronësi…kur merret një punëtor i ri në këtë fabrikë nuk kërkohet asnjë lloj dokumenti,veç një kartë identiteti sa për të të mësuar emrin…nuk kërkohet as vërtetim mjekoligjor nëse je i aftë për punë dhe asgjë…fabrika nuk ka asnjë lloj sistemi ngrohje, ftohje…tani në dimër e kemi ngrënë bukën jashtë duke u dridh si qeni, as mensë për të ngrënë nuk ka…fushatën e kaluar në këtë fabrikë ishte për fushatë vet Kryeministri dhe Vangjush Dako, e panë me sytë e tyre këtë katastrofë, por veç pimë diçka bashkë me to, mbajtën një fjalim dhe ikën…ne ngelëm prap aty ku ishim…tani që shteti ka vendosur rritjen e rrogës bazë, kompania na ka njoftuar që do ti kalojë lekët në bankë sa për ti deklaruar dhe nëse kemi marre më tepër se çdo kompani, ne do ja kthejmë firmës mbrapsht…kur hyn në punë nuk të pyet njeri nëse don ta firmosësh kontratën e punës apo jo…nuk ka kontratë pune fare…punëtorët nuk kanë uniformë fare…dhe më e çuditshmja është se kjo fabrikë ndodhet mu para syve të shtetit dhe mu në midis të vendit dhe kurrë nuk kemi parë nji herë të vetme kontroll me sy…ky pasurimi i këtij pronari në vetëm 3 vite me 3 fabrika, mos ndoshta ka ndonjë Vangjush ortak ose përqindjemarrës?
Ju lutem bëjeni publike që ta marrin vesh edhe ata që mendojnë se rilindja po vendos rregull në këtë vend…a kështu vendoset rregulli?
ju lutem ju lutem anonim…se po u mor vesh un humbas vendin e punës."