JOQ Albania
Home

Horrori i 13-vjeçares nga Kavaja/ Nuk u përdhunua nga 8, por nga 16 persona për 2 muaj rresht, rrëqethëse arsyeja e mos denoncimit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02/02/2019 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme një lajm i trishtë u përhap në media ku dikush denonconte pranë faqes së ish-kryeministrit Sali Berisha se një vajzë 13-vjeçare ishte përdhunuar në grup nga 8 djem të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë. Sipas denoncuesëve, kjo ngjarje është fshehur nga të gjitha instancat dhe madje drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kavajës nuk kishte marrë asnjë masë ndonëse kishin kaluar 2 muaj.

Por pak orë pas publikimit të këtij lajmi, disa nxënës të kësaj shkolle kanë kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania ku janë shprehur se nuk kanë qenë 8 përdhunues, por plot 16 persona të cilët kanë abuzuar me vajzën e gjorë. 14 nga këta persona janë nxënës të shkollës “Rilindja” ndërsa 2 të tjerë janë gjimnazistë.

Duket si një film horror, por tmerri nuk mbaron ende. Sipas denoncuesëve pranë redaksisë së JOQ Albania, vajza nuk kishte denoncuar ngjarjen pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një video intime mes saj dhe të dashurit në rrjetet sociale apo tek prindërit e saj. Për këtë arsye vajza e gjorë detyrohej të duronte përdhunimet në grup që sipas denoncuesëve kanë zgjatur për plot dy muaj.

Është e pakonceptueshme se si një ngjarje e tillë të ndodhë dhe për më tepër të mbahet e fshehtë nga instancat përkatëse. Skandali është më i madh kur ende nuk ka asnjë arrestim apo dorëheqje nga rradhët e personave përgjegjës.