JOQ Albania
Home

E tallnin se është i shkurtër, 26-vjeçari futet në garë për bodybuilding
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/02/2019 21:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 26-vjeçari, i cili ka lindur me dwarfism, i ka sfiduar të gjithë ata që e tallnin për shtatlartësinë e tij duke iu përkushtuar palestrës.

Ai tashmë do të bëhet bodybuilder dhe po sfidon sërish edhe ata që mendojnë se ai është shumë i vogël për t’u futur në një kompeticion.

Lee Liston nga Utah, SHBA e ka nisur stërvitjen në palestër para 12 muajve. Dhe, tashmë që e ka kuptuar që në palestër njerëzit i shohin më shumë muskujt sesa gjatësinë, atij i është shtuar më shumë dëshira për t’u ushtruar.

Në prill, Lee shpreson që të marrë për herë të parë pjesë në një kompeticion për bodybuilding.

Duke shpjeguar se nuk i do muskujt për ego, ai shpjegon:

Kudo jashtë palestrës më shohin si një person të vogël, por kur jam këtu, më respektojnë për shkak të muskujve, këtu më shohin si të barabartë."

JOQ Albania