JOQ Albania
Home

Kaprolli gjendet i rrjepur në Parkun Natyror të Ulzës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/02/2019 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar nga Mirdita në një mesazh dërguar në redaksinë e JOQ Albania shkruan se në Ulëz, që tashmë është shpallur park natyror priten pemët nga qytetarët nën hundën e policisë pyjore, gjithashtu edhe Bashkisë së Burrelit.

Qytetari shkruan se përveç prerjes së pemëve përshtypje i kishte bërë një kaproll, i cili nga foto duket se është rrjepur dhe është marrë vetëm mishi, ndërsa lëkura është lënë në vend.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Përshëndetje JOQ.
Jam një mirditor, patriot dhe fanatik për traditat, zakonet dhe natyrën e trojeve të mija.
Dje isha në Ulëz, që tashmë është shpallur edhe park natyror i mbrojtur, apo Eko park Ulza si i thonë ndryshe. Duke shëtitur në natyrën e mrekullueshme të asaj perle natyrore, nuk dëgjoja cicërima zogjsh, por çjerrje  motosharrash. Ato nuk ishin 1, as 2 as 3, ishin shumë dhe punonin ditën për diell nën hundën e policisë pyjore, nën hundën e Bashkisë së Burrelit dhe nën hundën e Njësisë Administrative Ulëz.
Por veshët u mësuan me këto çjerrje vrastare dhe tmerri i vërtet ishte kur pash këtë kaproll të gjorë të vrarë në mes të rrugës.
Nuk e di se çfarë po ndodh në vendin tim.
Ju lutem postojeni."