JOQ Albania
Home

Zbulohet varri 2300 vjeçar në Egjipt, brenda janë gjetur fëmijë të mumifikuar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/02/2019 22:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dymbëdhjetë fëmijë të mumifikuar janë zbuluar brenda një varri 2,300-vjeçar në Egjipt. Thuhet që ky varr faraoink me siguri mban brenda edhe trupat e disa zyrtarëve të lartë.

Arkeologët egjiptianë gjetën 50 mumiet që datojnë në vitet 305-30 Para Krishtit, në epokën e Ptolemeut, në sitin arkeologjik Tuna El-Gebel në Minya.

Ministria e Antikiteteve në Egjipt njoftoi se mumiet e zbuluara, duke përfshirë 12 fëmijët, ishin në katër dhomat e varrimit 9 metra të thella në jug të Kajros.

Disa prej tyre ndodheshin në arkivole prej guri ose sarkofagë prej druri, ndërsa të tjerë ishin të mbështjella me lir.

Sipas arkeologëve, besohet se mumiet e gjetura kanë pasur pozicione të rëndësishme gjatë epokës Ptolemike, kur një familje mbretërore greke sundonte Mbretërinë Ptolemike në Egjipt. JOQ Albania