JOQ Albania
Home

Zbulohen pothuajse të gjitha, këto janë karakteristikat e 4 serive Galaxy S10
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/02/2019 23:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse vetëm 18 ditë na ndajnë nga eventi “Unpacked” që do të mbahet nga Samsung, “thashethemet” rreth gjeneratës së re vazhdojnë të shtohen.

Kësaj radhe rrjedhja e informacionit vjen nga një burim i besueshëm i teknologjisë, Roland Quandt, i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter tregoi specifikat e katër modeleve të reja.

Sipas tij, Samsung pritet të sjellë:

Galaxy S10E 6/128GB në ngjyrat: e zezë, e jeshile, e bardhë, e verdhë,

Galaxy S10 6/128GB, 8/512GB në ngjyrat: e zezë, e jeshile, e bardhë, e bardhë, blu

Galaxy S10+ 6/128GB, 8/512GB në ngjyrat: e zezë, e bardhë, blu

Galaxy S10+ 12GB/1TB vetëm në ngjyrë të bardhë ose të zezë.