JOQ Albania
Home

Mizoria e shqiptarëve me kafshët, lopa e ngordhur transportohet me eskavator
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/02/2019 23:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marrëdhënia e shqiptarëve me kafshët nuk është aspak e mirë. Këtë e tregon më së miri braktisja e qenve të rrugës dhe më mizorja, vrasa e tyre në pamundësi për t’i strehuar. Por masakra me kafshët ndodh edhe pas ngodhjes së tyre.

Në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar ka dërguar pamjet e një lope të ngordhur, e cila transportohet me eskavator. Ngjarja është regjistruar në Karpen të Kavajës. Ndërkohë gjatë mbrëmjes së sotme, pak orë më parë, redaksia e JOQ Albania, publikoi rastin e një kaprolli të rrjepur në parkun natyror të Ulëzës.

Këto nuk janë të vetmet raste pasi pak kohë më parë, u publikuan pamjet e një kali të ngordhur, i cili qëndronte në rrugë, teksa makinat kalonin fare pranë tij dhe mund t’i hipnin sipër. Gjithashtu ka pasur edhe raste kur në grykëderdhjet e lumenjve janë evidentuar kafshë të ngordhura, të cilat i faturohen qytetarëve të papërgjegjshëm.