JOQ Albania
Home

Vetëm këmbët i peshojnë 50 kg, 38-vjeçari mbetet i paralizuar pas infeksionit të rëndë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/02/2019 0:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 38-vjeçar nga Pakistani ka mbetur i paralizuar pasi këmbët e tij u bënë gjigante si pasojë e një infeksioni.

Rreth 5 vite më parë, Shahid Hussain u infektua nga një lloj paraziti, i  cili i shkaktoi edhe infeksionin e rëndë.

Infeksioni parazit, i cili ndalon lëngjet dhe toksinat e padëshiruara që të largohen nga indet, shkakton ënjtje të pjesëve të caktuara të trupit.

Tashmë që këmbët e tij peshojnë plot 50 kg, Hussain ka mbetur i lidhur pas shtratit pasi nuk mund të lëvizë më.

Bashkëshortja e tij, Fatima shprehet:

Ne dikur kishim një jetë të lumtur, por gjërat kanë ndryshuar plotësisht. Më parë shisja bizhuteri, ndërsa tani jemi të varur nga të afërmit tanë. Nuk dimë se çfarë të bëjmë".

Hussain është vizituar tek një numër i madh mjekësh, por shumica e tyre thonë që sëmundja e tij është shumë e rëndë për t’u kuruar.