JOQ Albania
Home

Kristi Vangjeli rrëfen tmerrin në Fushë-Krujë: Më rrahën me grushte dhe me dru
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/02/2019 10:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristi Vangjeli, ish-mbrojtësi i njohur i kombëtares shqiptare, prej disa sezonesh luan për ekipin e Skënderbeut të Korçës, ku është edhe një nga lojtarët më të dalluar.

Ditën e djeshme, ai së bashku me ekipin korçar luajtën në Fushë-Krujë përballë Kastriotit ku u mundën me rezultatin 2-1.

Para ndeshjes, Vangjeli dhe disa lojtarë të tjerë pretendojnë se janë rahur brutalisht nga persona të paidentifukuar në momentin që po futeshin në stadium.

Vetë, mbrojtësi korçar, ka rrëfyer atë që ndodhi gjatë një prononcimi për gazetën "Panorama Sport".

Varngjeli tregon:

Ishte gjithçka e planifikuar. Duke pasur parasysh që nuk ndodhej asnjë forcë policore. Ishin shumë persona të mbledhur rreth autobusit tonë duke kërkuar emra lojtarësh dhe pikërisht mua të parin që të dilja. Që në atë moment dukej se do të ndodhte diçka.
Sapo kemi zbritur nga autobusi për të marrë çantat dhe për të shkuar drejt dhomave të zhveshjes, këta persona kanë goditur lojtarët që kanë zbritur të parët nga autobusi. Pastaj, edhe unë kur zbrita, isha nga të fundit që dola nga autobusi, por jam sulmuar dhe më kanë goditur.
Gjashtë apo shtatë vetë më kanë rrethuar dhe më kanë gjuajtur me grushte apo edhe me një dru në dorë që kishte njëri prej tyre. Nuk e di se çfarë tjetër mund të thuhet për atë situatë."

Ndërkaq, vetë klubi korçar ka reaguar ashpër ndaj dhunës duke bërë thirrje që të kapen autorët, madje duke kërcënuar edhe me tërheqjen nga gara.