JOQ Albania
Home

Juventusi në krizë, Ronaldo: Ja çfarë po na ndodh
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/02/2019 10:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi po kalon një krizë dhe kjo shihet qartë pasi e tregojnë ndeshjet e fundit.

Pas eliminimit nga Kupa e italisë, bardhezinjtë bënë një tjetër paraqitje të dobët mbrëmjen e djeshme ku barazuan 3-3.

Për të sqaruar se çfarë po ndodh me ekipin, ka qenë Ronaldo i cili na siguron se bardhezinjtë do rikthehen shumë shpejt.

Ai shprehet:

Ky barazim me Parmën është nga ata që të bëjnë të qeshësh nga nervozizmi, sepse futbolli është edhe i këtillë. Gjithsesi, unë nuk mendoj se ka vend për shqetësim. Përkundrazi, këto janë momente që duhen kaluar, madje më mirë tani sesa kur gjërat të nisin të bëhen serioze.
Ju garantoj se nuk ka vend për panik, pasi kemi besim të plotë te cilësitë tona, te skuadra në tërësi, te forca teknike që kemi, te trajneri, stafi teknik dhe te gjithçka që na rrethon. Thjesht duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vazhdojmë të punojmë. Vështirësi fizike? Atletikisht kam qenë pak në vështirësi mes ndeshjeve me Lacion dhe me Atalantën.
E vërteta është që nuk jam ende në formën time maksimale, por shpejt do ta shihni atë. Dhe jo  vetëm timen, por të të gjithë skuadrës. Kemi marrë një ngarkesë fizike të madhe në muajin janar dhe tashmë po nisim ta shpërndajmë në të gjithë muskujt atë. Shumë shpejt do shihni Ronaldon dhe Juven e vërtetë”.