JOQ Albania
Home

Çudira shqiptare/ Shënon eurogol si Ronaldo, arbitri ia anullon pa arsye
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/02/2019 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gol spektakolar është realizuar mbrëmjen e djeshme në sfidën e kampionatit shqiptar mes Flamurtarit dhe Kukësit.

Gjithsesi, nuk mund të quhet fiks gol, pasi arbitri e anulloi. Arsyeja? E di vetëm ai.

Në fakt, arbitri, duke anulluar këtë gol ka bërë dy herë faj.

E para është se nuk ka asnjë parregullsi dhe e dyta është mënyra e realizimit, që është një perlë e vërtetë.

Mesfushori i Flamurtarit, Artim Pollozhani realizoi një gol "alla Ronaldo", por për fatin e tij të keq, arbitri e anulloi.

Jemi në Shqipëri dhe gjithçka mund të ndodhë…