JOQ Albania
Home

“Harbohet” futbollisti, thith “kokainë” mbi gjoksin e një femre
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/02/2019 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti i lojës me dorë në Australi, Jack Watts është përfshirë në një skandal seksual.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Watts i cili po konsumon një substancë narkotike nga gjoksi i një gruaje.

Ngjarja mendohet të ketë  ndodhur në muajin Tetor gjatë festimeve të festës së birrës në Gjermani.

Menaxheri i futbollistit e hodhi poshtë pretendimin se pluhuri i bardhë që duket në video të jetë kokainë.

Ai tha se bëhet fjalë për një substancë ligjore që përdoret gjerësisht në Gjermani gjatë kësaj feste.

Gjithsesi, problemet për lojtarin kanë filluar dhe ai pritet të dënohet nga klubi i tij për veprime të pahijshme në publik.