JOQ Albania
Home

Njihuni me qenushen e paduruar që i bie borisë sa herë që pronarja i vonohet nëpër dyqane
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/02/2019 12:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qenushe me emrin Jenny ka mësuar t’i bjerë borisë së makinës dhe nuk ka frikë ta përdorë kur pronarja e lë vetëm në makinë.

Jenny, që mesa duket është një vajzë me karakter që nuk i pëlqen mungesa e korrektesës, i bie borisë së makinës pa pushim kur pronarja e saj vonohet shumë nëpër dyqane.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ajo mund të shihet ndërsa i bie borisë pa pushim ndërkohë që pronarja e saj kishte dalë për të blerë verë.

E zonja e qenit, Vanessa Rivera tregon:

Isha nisur për në dyqanin e pijeve ndërsa qenin e mbaj gjithmonë me vete kudo. Doja me të vërtetë të merrja verë kështu që ia lash të gjitha dritaret hapur në mënyrë që ajo të merrte ajër të pastër. Ndërkohë që kërkoja për verën dëgjoj një bori makine pa e ditur që ishte kafsha ime ajo që po bënte namin.”

Vanessa shtoi se kjo nuk ishte e vetmja herë që vajza e irrituar e kishte shprehur hapur padurimin e saj. Videoja e ndarë nga Rivera është bërë tashmë virale në rrjet. JOQ Albania