JOQ Albania
Home

Sulmuesit të kombëtares i anullojnë golin absurd në Spanjë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/02/2019 12:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rey Manaj po kalon një moment mjaft të mirë në Spanjë te skuadra e Albasetes.

Mbrëmjen e djeshme ai ishte titullar ndaj Kordobas, ndeshje ku Albasete arriti të fitonte me rezultatin 1-3.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u bë edhe protagonist i një episodi të çuditshëm.

Manaj arriti të shënonte një gol por që për gjyqtarin ishte i parregullt.

Topi në fakt e kishte kaluar komplet vijën fatale, gjë e cila nuk është dukur ashtu për gjyqtarin, duke i mohuar në këtë mënyrë një gol të sigurt.

Pas ndeshjes, vetë lojtari ka ironizuar në rrjetet sociale me vendimin e arbitrit.