JOQ Albania
Home

Djali habitet nga skena e pazakontë që sheh në urbanin e Kombinatit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03/02/2019 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë prej nesh janë në mëdyshje ta lirojnë ose jo vendin në urban kur pranë kanë një person të moshuar.

Disa thonë që nëse nuk ua liron vendin personave të thyer në moshë është sjellje e papërshtatshme. Dhe një rast që ngjall debat ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ.

Një djalë ka rrëfyer një skenë që i ka bërë shumë përshtypje në linjën e urbanit “Kombinat-Kinostudio”. Ai ka shkruar se fatorinoja ishte ulur në sedilje duke naviguar në telefon ndërsa zonja e moshuar udhëtare pranë tij ishte duke qëndruar në këmbë.

Djali ka shkruar:

persh..JOQ ne autobuzin e linjs kombinat kinostudio , me beri shume pershtypje Dicka! fatorinoja i ulur ne sendilje me tel ne dor dhe Zonja ne kemb…?🤔”