JOQ Albania
Home

Shfryn motra e Ikardit: Ti sheh vetëm paratë, nëna po vuan
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/02/2019 20:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdon konflikti mes kunatave. Motra e Ikardit, Ivana ka shpërthyer sërish kundër Wandës, bashkëshortes së Mauros.

Prej kohësh ato thumbojnë njëra-tjetrën.

Ndërsa sot, Ivana ka deklaruar se Wanda e ka mendjen vetëm te parate dhe se nëna e saj po vuan teksa sheh Mauron të jetojë me të.

Statusi i saj:

Ti sheh vetëm paratë, apo jo? Nuk do t’ia dish për familje, shpresoj që një ditë im vëlla të hap sytë… Zoti im! Gjithë italianët e dinë se çfarë njeriu je ti, e familja jonë edhe më shumë. Mamaja ime nuk ka vdekur, por vuan për djalin e saj, por hesht dhe bëhet e fortë me situatën. Dhe ne motrat dhe vëllezërit po ashtu.
Ti nuk je shqetësuar kurrë, thjesht shqetësohesh për të dalë në televizor, ti nuk do askënd mbi vete, do të jesh qendra e botës. Shpresoj që Zoti të të ndriçojë e të mos mendosh më vetëm për vete dhe për paratë. Nëna ime! Si mund të thuash që gjëja më me vlerë që ke janë kafshët e tua? Sa hipokrite është bota, por asgjë nuk më surprizon më për këtë person…”