JOQ Albania
Home

Partneri i zhgënjyer pret të dashurën në aeroport me pankartën: E di që më ke tradhtuar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/02/2019 22:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të marrësh vesh që partneri ose partnerja të ka tradhtuar nuk është asnjë herë e lehtë. Por, një burrë vendosi që të paktën ta “fëlliqte” publikisht partneren e tij tradhtare.

Në rrjet po qarkullon së fundmi fotoja e një burri në aeroportin e Melbourne, Australi duke mbajtur një pankartë të madhe lart.

Në pankartën e tij ai shkruante me shkronja kapitale:

E di që më ke tradhtuar.”

Fotoja u shpërnda fillimisht në Twitter nga një pasagjere me emrin Krystal.

Në postimin e saj ajo shkruante:

Sot në aeroportin e Melbourne, ai po priste që të mirëpriste të dashurën e tij tradhtare. VDIQA DUKE QESHUR.”

Postimi u bë viral në rrjet duke marrë më shumë se 75,000 like pak kohë pas publikimit. JOQ Albania