JOQ Albania
Home

Kjo është gruaja që u zhyt në një liqen të ngrirë për të shpëtuar qenin që po mbytej
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/02/2019 0:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Britaninë e Madhe ka rrezikuar jetën për të shpëtuar një qen që ishte duke u mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në një Park në Hull ndërsa gruaja u hodh në ujin e ngrirë të liqenit dhe notoi për 18 metra për të arritur deri tek kafsha e gjorë.

Dëshmitarët kanë thënë për mediat se qytetarja e paidentifikuar e pati shumë të vështirë derisa e arriti qenin që mendohet të ketë qenë një bulldog i bardhë.

Thuhet se qeni i përkiste një të moshuari dhe kishte ndaluar së notuari pasi ujërat e liqenit ishin shumë të ftohta. Ndërsa, sa për gruan që rrezikoi jetën për bulldog-un, ajo është konsideruar masivisht si një heroinë e vërtetë.