JOQ Albania
Home

I ftohti polar në SHBA, policia thirrje kriminelëve: Rrini brenda se është ftohtë…
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/02/2019 1:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që temperaturat në disa zona të SHBA-ve janë ulur deri në -40 gradë Celsius, polica ka dalë me një kërkesë të pazakontë për kriminelët.

Policia në Warrensburg u ka kërkuar kriminelëve që të mos kryejnë krime gjatë ditëve të vorbullës polare, për të mirën e të dyja palëve.

Me anë të një postimi në Facebook, policia shkruante:

Po ju kërkojmë një nder, të paktën për ditët e ardhshme. A mund ta mbani kriminalitetin në minimum? Është me të vërtetë ftohtë jashtë, kështu që bëjini vetës dhe neve një nder duke qëndruar brenda. Jini të mirë më njëri-tjetrin.”

Kujtojmë këtu se, prej më shumë se një jave disa zona në SHBA janë përfshirë nga masa të ftohta polare. Prej të ftohtit, deri më tani kanë humbur jetën 23 persona.