JOQ Albania
Home

Plas te Juventusi, Dibala sherr me Alegrin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/02/2019 10:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi po kalon një moment mjaft të keq pasi duket sikur i ka kapluar një krizë e çuditshme.

Sikur mos mjaftonin rezultatet negative, tani në ekip ka edhe një konflikt mes trajnerit Alegri dhe sulmuesit Dibala.

Gjithçka erdhi pas episodit në fundin e ndeshjes me Parmën.

Në minutën e 85- të, Bernardeski u dëmtua në brinjë dhe trajneri Masimiliano Alegri zgjodhi të hedhë në fushë Emre Xhanin dhe jo Dibalën.

Sakaq, duke parë se ai nuk do të ishte zëvendësimi i tretë i Juventusit, argjentinasi në formë të irrituar ka reaguar keq.

Ai hoqi jelekun dhe në vend që të akomodohet në bankinë, ka vendosur që të largohet menjëherë për në dhomat e zhveshjes, përpara syve të Alegrit, një formë proteste e qartë ndaj trajnerit të tij.

Tashmë Alegri ka diçka për të sqaruar me Dibalën, i cili duket gjithmonë e më i lodhur nga bashkëjetesa te Juventusi dhe po mendon seriozisht largimin.